Turizmi dentar është të udhëtuarit nga vendi juaj i banimit drejt një vendi tjetër për të përfituar shërbime dentare. Turizmi dentar konsiderohet si nënsektori më i madh i turizmit mjekësor. Shkaqet se përse njërzit zgjedhin turizmin dentar janë të shumta. Arsyeja e parë është kostoja, që lidhet drejtpërdrejt me ndryshimin e cmimeve për shërbimet dentare nga njeri vend në tjetrin. Ditët e sotme njërzit nga vendet e zhvilluara si Italia, Franca, Zvicra e të tjera, udhëtojnë drejt vendeve në zhvillim, si Shqipëria, për shërbime dentare të cilesisë së lartë por me kosto më të ulët krahasuar me vendet e tyre. Faktorë të tjerë janë koha e gjatë e pritjes, dhe shpejtësia e përfitimit të shërbimeve dentare.
Disa turistë e vizitojnë Shqipërine jo vetëm për sherbimet dentare, por edhe për bukuritë natyrore të këtij vendi të mrekullueshëm. Turizmi dentar përfshin të gjitha aktivitetet që lidhen me udhetimin prej vendbanimit tuaj drejt Tiranes për më shumë se një natë. Klinika DentalCare ONE ofron shërbimet e plota ndaj te gjithë turistëve, si atyre që udhetojnë drejt Tiranës posacërisht për shërbimet tona dentare, ashtu dhe atyre qe duan të përfitojnë shërbimet tona dentare bashkë me paketa turistike. Gjithashtu turistët emigrantë janë midis atyre të cilët udhëtojne drejt Shqipërisë për pushime ose për të vizituar të afërmit e tyre, dhe në të njëjtën kohë kryejnë dhe të gjitha sherbimet dentare ne atdheun e tyre.
Programi ynë i turizmit dentar ofron të gjithë gamën e shërbimeve dentare, duke filluar nga shërbimet e përgjithshme deri te të specializuarat. Shërbimet e përgjithshme të ofruara nga klinika DentalCare ONE përfshijne vizita e konsulta, higjenizim dhe pastrimin profesional, air flow, mbushje, terapi dentare, trajtimet e kanaleve, zbardhim profesional, faseta estetike e të tjera. Ndërsa shërbimet e specializuara në Dentalcare ONE si trajtime komplekse, kurora (këllëfë), ura protetike, proteza totale, aparatet] drejtuese të dhëmbëve, kirurgji orale, implante e të tjera trajtohen nga mjekët tanë profesionistë të specializuar sipas fushave përkatëse.
Kërkesa për shërbimet dentare është kryesisht jo emergjente. Eksperienca jonë në sektorin e turizmit dentar me planifikimin në kohë të shërbimeve dentare të artyre që udhëtojne drejt Tiranës për shërbimet tona, tregon se jemi organizuar mjaft mirë dhe kemi arritur rezultate maksimalisht positive dhe të pëlqyeshme nga pacientët tanë.
Klinika DentalCare ONE, si një sipërmarrje private në sektorin e shëndetsisë orale, është e vendosur të ndërtojë një strukturë të plotë për zhvillimin e turizmit dentar në Tiranë, Shqipëri. Misioni ynë është të kënaqim të gjithë pacientet tanë aktualë, si dhe të motivojmë pacientët tanë potencial të udhëtojnë drejt Tiranës për shërbime të cilesisë së lartë dhe me garanci shumëvjecare.